Olaf Scholz. per TVSH e gazit (Foto The Telegraph)

Olaf Scholz. per TVSH e gazit (Foto The Telegraph)

Qeveria gjermane vendosi të ulë përkohësisht taksën e vlerës së shtuar (TVSH) për gazin nga 19 për qind në 7 për qind deri në fund të marsit 2024, njoftoi kancelari Olaf Scholz.

“Me këtë hap ofrojmë lehtësim shumë më të madh për klientët e gazit në përgjithësi sesa barra shtesë që rezulton nga tarifat shtesë”,- tha Scholz, citon “Xinhua”.

Për shkak të rritjes së çmimeve të gazit, qeveria gjermane lejoi importuesit e gazit të kalojnë kostot e rritura të prokurimit te konsumatorët përmes një tarife speciale për gazin prej 2.4 cent euro për kilovat orë nga tetori e në vazhdim.

Ulja e TVSH-së do të zbatohet për aq kohë sa të mblidhet taksa e gazit.

Përveç paketave të mëparshme të ndihmës prej 30 miliardë eurosh, Scholz premtoi gjithashtu mbështetje të mëtejshme shtetërore në javët e ardhshme për të lehtësuar presionin e madh që po rëndon mbi shumë qytetarë dhe biznese. (Elona)