CDC per Covid (Foto Xinhua)
Shefja e Qendrave të SHBA-së për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) pranoi se agjencia nuk i përmbushi pritshmëritë në trajtimin e pandemisë Covid 19 dhe njoftoi planet për ndryshime të gjera, përcjell “Xinhua”."Për 75 vjet, CDC dhe shëndeti publik janë përgatitur për Covid 19 dhe në momentin tonë të madh, performanca jonë nuk i përmbushi në mënyrë të besueshme pritshmëritë",- tha drejtoresha e CDC-së Rochelle Walensky në një deklaratë.
“Qëllimi im është një kulturë e re e shëndetit publik, e orientuar drejt veprimit në CDC, e cila thekson përgjegjshmërinë, bashkëpunimin, komunikimin dhe kohën e duhur”,- tha ajo.
Walensky parashtroi disa ndryshime organizative që CDC do të marrë gjatë muajve të ardhshëm për të korrigjuar gabimet dhe dështimet që ndodhën gjatë dy viteve e gjysmë të fundit të pandemisë, sipas një raporti të CNBC-së. (Elona)