Ndihma ushqimore të dhurara nga Kina në Afganistan/ foto nga Xinhua

Ndihma ushqimore të dhurara nga Kina për Afganistanin / foto nga Xinhua

Gjithsej 1 100 familje afgane në nevojë morën ndihma ushqimore të dhuruara nga Kina në kryeqytetin Kabul të mërkurën, tha myftiu Habibullah, një zyrtar i lartë i Ministrisë afgane të Çështjeve të Refugjatëve dhe Riatdhesimit.

Sipas tij, çdo familje ka marrë 50 kg grurë.

Mohammad Farooq, një banor i Kabulit, i cili është nga një familje me tetë anëtarë dhe vuan nga paaftësia në këmbë, shprehu mirënjohjen ndaj qeverisë kineze për ndihmat, duke thënë se Kina kishte bërë shumë për popullin afgan në të kaluarën.

"Kina ka ofruar shumë ndihmë për popullin afgan gjatë ... vitit të fundit," tha Farooq.

Rreth 25 milionë nga 35 milionë banorët e vendit të shkatërruar nga lufta dhe që ka mungesë parash jetojnë në varfëri.

I dërguari kinez në Afganistan Yue Xiaoyong thotë se Kina ka qenë e angazhuar me qeverinë e përkohshme afgane vitin e kaluar për të ofruar ndihmë ekonomike e humanitare për popullin afgan.

"Gjatë vitit të kaluar, Kina i ka dhënë Afganistanit mbi 350 milionë juanë (afro 51.4 milionë dollarë amerikanë) ndihmë urgjente humanitare nëpërmjet kanaleve dypalëshe. Ne kemi importuar po ashtu produkte karakteristike, si stika pishe, shafran, bajame, fiq e rrush të thatë, dhe kemi mbajtur premtimin tonë për ndihmë për qëllime humanitare dhe zhvillimore me vlerë një miliard juanë (rreth 146.9 milionë dollarë amerikanë), për të lehtësuar vështirësitë e popullit afgan."

Yue gjithashtu kërkoi nga Shtetet e Bashkuara që t'i kthejnë pasuritë e ngrira të Afganistanit dhe të ndërmarrin veprime për të ndihmuar popullin e këtij vendi. (Artan)