Foto nga VCG

Të mërkurën, televizioni "Al Jazeera" i Katarit njoftoi se, gjatë pranisë së trupave amerikane në Irak, shumë mbetje luftarake, duke përfshirë municione, lëndë kimike etj., shkaktuan ndotje të rëndë toksike. Pak ditë më parë, presidenti amerikan Joe Biden nënshkroi një projektligj për t'u dhënë ndihmë financiare ushtarëve amerikanë të sëmurë nga këto lëndë ndotëse në Irak. Por, shumë irakianë të prekur nga kjo ndotje toksike nuk janë dëmshpërblyer nga ShBA-ja.

Para 19 vjetëve, ShBA-ja pushtoi Irakun me pretekstin e armëve të shfarosjes në masë dhe populli irakian vazhdon t'i vuajë deri më sot pasojat e sjella nga kjo luftë. Sipas njoftimeve të "Al Jazeera"-s, sjellja e ShBA-së është joetike dhe shkel konventat ndërkombëtare. Njëkohësisht, kjo nuk është hera e parë që ShBA-ja shkakton ndotje toksike jashtë vendit. (Fani/Artan)