Foto nga VCG

Izraeli dhe Turqia kanë rënë dakord të rivendosin lidhjet e plota diplomatike dhe do të kthejnë ambasadorët dhe konsujt e përgjithshëm. Kryeministri izraelit Yair Lapid, në një deklaratë të lëshuar nga zyra e tij të mërkurën, tha se rivendosja e marrëdhënieve me Turqinë është me rëndësi për stabilitetin rajonal dhe një lajm shumë i rëndësishëm ekonomik për qytetarët e Izraelit, citon “Xinhua”. Detajet e lëvizjes u ranë dakord në një bisedë telefonike të martën mbrëma midis drejtorit të përgjithshëm të Ministrisë së Jashtme izraelite Alon Ushpiz dhe zëvendësministrit të Jashtëm turk Sedat Onal, sipas deklaratës së zyrës së kryeministrit. “Përmirësimi i marrëdhënieve do të kontribuojë në thellimin e marrëdhënieve midis dy popujve, zgjerimin e lidhjeve ekonomike, tregtare dhe kulturore dhe forcimin e stabilitetit rajonal”,- thuhet në deklaratë. Masa vjen pas një përmirësimi të vazhdueshëm në marrëdhëniet izraelito-turke në muajt e fundit, duke përfshirë bisedën telefonike të Lapid me presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan në korrik dhe vizitën e presidentit izraelit Isaac Herzog në Turqi në mars. (Elona)