Foto nga VCG

Firma shtetërore e telekomunikacionit e Tanzanisë ka ngritur lidhjen e internetit me shpejtësi të lartë në malin Kilimanxharo, mali më i lartë i Afrikës, përmes projektit kombëtar të brezit të gjerë. Ministri i Informacionit, Komunikimit dhe Teknologjisë së Informacionit, Nape Nnauye, tha se tashmë turistët mund të komunikojnë në mbarë botën nga maja e malit, përcjell “Xinhua”.

Nnauye tha se lidhja me internetin e malit, i quajtur gjithashtu si çatia e Afrikës, është bërë nga kompania shtetërore e Tanzanisë “Telecommunications Corporation Limited”. Ai tha se lidhja e internetit në mal pritej të arrinte majën më të lartë, majën Uhuru, në 5,895 metra mbi nivelin e detit në tetor. Mali Kilimanxharo, një nga destinacionet kryesore turistike të Tanzanisë, tërheq afërsisht 50,000 udhëtarë nga e gjithë bota që përpiqen të arrijnë majën e malit çdo vit. (Elona)