Foto: VCG
Revista "Time" njoftoi ditët e fundit se numri i rasteve të dhunës në qytetet kryesore të ShBA-së është më i lartë se në periudhën para epidemisë.
Sipas njoftimeve, raporti për krimet i mesvitit 2022, i publikuar nga Komisioni për Drejtësinë Penale i ShBA-së, tregoi rritje të krimeve që përfshijnë pronën, dhunën dhe drogën në 29 qytetet e mëdha.
Ndërsa CNN-i vuri në dukje se organizata joqeveritare "Arkivi i dhunës me armë" vazhdon të shënojë rastet e dhunës me armë në ShBA në 10 vjetët e fundit dhe të dhënat e saj citohen nga Gjykata e Lartë e ShBA-së, politikëbërësit, mediat etj. Fakti që kjo organizatë e vogël pa zyra dhe pa punonjës me kohë të plotë ofron informacione për nivelet më të larta të pushtetit tregon mungesën alarmuese të të dhënave në kohë dhe të standardizuara për dhunën me armë në ShBA. (Çang Çuo)