Foto nga VCG

Qeveria letoneze vendosi të martën të ndërpresë një marrëveshje me Rusinë për lehtësimin e vizitave të ndërsjella nga banorët e të dy vendeve, bën të ditur “Xinhua”. Ministria e Jashtme e Letonisë tha se marrëveshja do të mbetet në fuqi edhe për tre muaj të tjerë pasi Letonia t'i dërgojë Rusisë një njoftim me shkrim për përfundimin e saj. Sipas ministrisë, Letonia dhe Rusia e nënshkruan marrëveshjen në dhjetor 1994 për të lehtësuar udhëtimin e banorëve dhe për të promovuar lidhjet kulturore dhe ekonomike. Më 24 shkurt të këtij viti, Letonia pezulloi dhënien e vizave për shtetasit rusë në të gjitha misionet diplomatike dhe konsullore në vendet e huaja. Letonia gjithashtu ka këshilluar banorët e saj që të mos udhëtojnë në Rusi.

Ministria vuri në dukje se nisur nga kushtet e mësipërme, procedura e thjeshtuar e vizave e parashikuar nga marrëveshja dypalëshe nuk ishte më e mundur. (Elona)