Presidenti i Kinës Xi Jinping uroi të mërkurën homologun e tij indonezian Joko Vidodo me rastin e 77-vjetorit të shpalljes së Republikës së Indonezisë.
Xi vuri në dukje se, nën drejtimin e presidentit Joko, Indonezia ka nxitur ndërtimin e vet të qëndrueshëm kombëtar dhe ka shtuar forcën ndikuese në rajon dhe në botë. Kina dhe Indonezia kanë ruajtur prirjen e zhvillimit të vrullshëm në marrëdhënieve dypalëshe, kanë konsoliduar besimin e ndërsjellë strategjik dhe kanë thelluar më tej bashkëpunimin, duke shërbyer si shembull i bashkëpunimit me leverdi të ndërsjellë dhe përfitime të përbashkëta ndërmjet vendeve të mëdha në zhvillim.
"Unë i kushtoj rëndësi zhvillimit të marrëdhënieve kino-indoneziane dhe jam i gatshëm të përpiqem bashkë me presidentin Joko për nxitjen e ndërtimit të bashkësisë së fateve të përbashkëta midis Kinës dhe Indonezisë, në të mirë të të dy vendeve e popujve tanë," theksoi kreu i shtetit i Kinës. (Wang Lei/ Artan)