Foto nga VCG

Uebsajti i gazetës amerikane "New York Post" njoftoi të hënën se, me ngritjen e shpejtë të normave të kredive hipotekare dhe të kostos së ndërtimit, tregu amerikan i pasurive të paluajtshme është futur në recesion të plotë.

Sipas të dhënave të fundit, treguesi i besimit të kompanive amerikane të ndërtimit ka rënë për tetë muaj me radhë, ulja më e madhe që pas shembjes së tregut amerikan të pasurive të paluajtshme në vitin 2007. Norma e kredive hipotekare është rritur për shkak të ngritjes nga Rezerva Federale të normës së interesit për përballimin e inflacionit. Që nga janari i këtij viti, norma e kredive hipotekare 30-vjeçare pothuajse u dyfishua. Gjithnjë e më shumë amerikanë po e shtyjnë blerjen e shtëpive për shkak të kostos së lartë.

Po të hënën, gazeta amerikane "The Hill" njoftoi se, sipas një sondazhi të fundit, 62 % e amerikanëve që morën pjesë në të janë të shqetësuar për pagimin e qirave të shtëpive në vitin e ardhshëm, 84 % shqetësohen për rënien ekonomike, 77 % për ngritjen e normës së interesit dhe 50 % për humbjen e vendit të punës. (Fani/Artan)