Foto: VCG

Foto: VCG

Para një viti, trupat amerikane u tërhoqën nga Kabuli. Por me gjithë tërheqjen, qeveria amerikane vazhdon të zhvillojë sanksione ekonomike ndaj Afganistanit.

Djaloshi 12-vjeçar afgan Gural e nxjerr bukën e gojës duke mbledhur kanaçe e shishe uji në rrugët e Kabulit. "Isha më i miri në mësime, por familja ime nuk kishte para, prandaj ka një vit që e kam lënë shkollën." Gural nuk është i vetëm. Një zyrtar i Programit Botëror të Ushqimit vuri në dukje se sanksionet ekonomike të ShBA-së ndaj Afganistanit e kanë shtuar krizën e atjeshme. 98 % e afganëve nuk kanë ushqim të mjaftueshëm dhe gati 50 % e fëmijëve nën 5 vjeç do të jenë në gjendjen e kequshqyerjes së rëndë.

Zyra e OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare tha në një raport të publikuar kohët e fundit që, nëse nuk rivendosen sistemet normale ekonomike dhe bankare, është thjesht e pamundur që populli afgan që kalojë nga gjendja e mbijetesës në atë të begatisë.

Edhe më indinjuese është që ShBA-ja ka ngrirë gjithashtu rreth 7 miliardë dollarë pasuri të Bankës Qendrore të Afganistanit, theksohet në një koment të Grupit Mediatik të Kinës. Për shkak të trysnisë ndërkombëtare, ShBA-ja dhe qeveria e përkohshme afgane diskutuan në fund të korrikut lidhur me menaxhimin e parave nga një fond besimi i mbikëqyrur ndërkombëtarisht. Por ka dallime të mëdha se kush do ta bëjë mbikëqyrjen dhe për çështje të tjera. Ende nuk dihet se kur do t'i kthejë ShBA-ja paratë.

Populli afgan s'mund të harrohet dhe ShBA-ja nuk mund të mos të zbatojë përgjegjësitë që i takojnë, vijon komenti, duke shtuar se ditët e fundit, ish-drejtori i CIA-s, gjenerali në pension David Petraeus, tha në një intervistë se ShBA-ja ka bërë "gabime serioze" gjatë 20 vjetëve në Afganistan. Duke folur mbi luftën në Afganistan, ai shpesh citon thënien: "Mund të të mërzitë filmi dhe të largohesh nga kinemaja, por filmi vazhdon".