Foto nga VCG

Presidenti rus, Vladimir Putin, shprehu të hënën qëndrimin e vendit të tij për zhvillim të gjerë dhe më gjithëpërfshirës të bashkëpunimit ushtarak-teknik në botën e sotme shumëpolare në zhvillim të vazhdueshëm. Në ceremoninë e hapjes së Forumit Ndërkombëtar Ushtarako-Teknik "Ushtria 2022" dhe Lojërave Ndërkombëtare të Ushtrisë, Putin tha se Rusia ushqen lidhje të forta miqësore dhe të besueshme me shtetet e Amerikës Latine, Azisë dhe Afrikës, citon “Xinhua”. “Ne jemi të gatshëm t'u ofrojmë aleatëve dhe partnerëve llojet më moderne të armëve",- tha Putin.

Rusia synon të zhvillojë në mënyrë aktive lidhjet e bashkëpunimit me vendet e tjera për të krijuar modele të reja të armëve dhe pajisjeve, shtoi ai. Putin shprehu gjithashtu gatishmërinë për të trajnuar më shumë ushtarakë të huaj, duke përfshirë stërvitjet e përbashkëta ushtarake. (Elona)