Foto nga VCG

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Nasser Kanaani, mohoi të hënën përfshirjen e Teheranit në sulmin ndaj romancierit Salman Rushdie dhe u kërkoi mediave perëndimore të përmbahen nga akuzat kundër Republikës Islamike, përcjell “Xinhua”.

Kur u pyet për raportet e mediave perëndimore për lidhjen e sulmuesit të Rushdie me Iranin, Kanaani tha se Irani "kategorikisht dhe zyrtarisht" e mohoi një pretendim të tillë. “Askush nuk ka të drejtë të akuzojë Republikën Islamike të Iranit”, - shtoi ai.

Salman Rushdie, romani i të cilit i vitit 1988 "Vargjet Satanike" zemëroi shumë myslimanë për pasazhet e tij të supozuara blasfemie, u sulmua në Nju Jork të premten nga një burrë që e goditi me thikë në qafë dhe në bark. (Elona)