Foto nga VCG

Të dielën, uebsajti amerikan i lajmeve "VOX" publikoi një artikull, ku thuhet se, në përballimin e epidemisë së lisë së majmunit, ShBA-ja po bën të njëjtin gabim si me COVID-19, domethënë nuk ka të dhëna të sakta.

Në artikull vihet në dukje se përballimi i epidemisë duhet të bazohet në të dhënat e sakta, por sistemi shëndetësor amerikan i fragmentuar nuk e ka këtë aftësi.

Sipas njoftimeve po të së dielës në uebsajtin e gazetës amerikane "Politico" , administrata e Bidenit nuk ka bërë asnjë përgatitje për përballimin e epidemisë së lisë së majmunit dhe gjatë procesit të përballimit kanë lindur shumë probleme, duke përfshirë dobësinë e planit të testimit fillestar, ngadalësinë e shpërndarjes së vaksinave, mosdhënien e ndihmës me fonde qeverive të shteteve etj. Të gjitha këto kanë shkaktuar "rrënjosjen" e virusit të lisë së majmunit në ShBA. Disa epidemiologë dhe zyrtarë të shëndetit publik janë të shqetësuar se qeveria amerikane nuk mund ta ndalojë përhapjen e virusit. (Fani/Artan)