Foto nga VCG

Gjendja e shkrimtarit Salman Rushdie është përmirësuar, shkruan “RTSH”.

Lajmin e konfirmoi agjenti i tij, Andrew Wylie, i cili më parë tha se autori mund të humbasë një sy.

Rushdie, 75 vjeç, u sulmua teksa fliste në një event në shtetin e Nju Jorkut dhe ishte në gjendje kritike.

Ai është përballur për vite të tëra me kërcënime me vdekje për romanin e tij “Vargjet Satanike”, të cilin disa myslimanë e shohin si blasfemi.

Hadi Matar, 24 vjeç, akuzohet se goditi me thikë Rushdie, ndërsa ishte në skenë, të paktën 10 herë në fytyrë, qafë dhe bark.

Pas sulmit, Wylie tha se Rushdie kishte nerva të prera në njërin krah, dëmtim të mëlçisë dhe ka të ngjarë të humbiste një sy, por duket që gjendja e tij është vënë në kontroll dhe se shkrimtari tani ështe në gjendje të flasë. (Fatosi)