Foto nga VCG

FBI-ja kërkoi prova të spiunazhit kur kontrolloi dhe sekuestroi dokumente nga shtëpia e ish-presidentit të SHBA-së, Donald Trump dhe tregoi një urdhër kërkimi, njofton “CGTN”.

FBI-ja sekuestroi dokumente qeveritare që ishin klasifikuar si konfidenciale, sekret dhe tepër sekret, nga pasuria e ish-presidentit, duke përfshirë dokumente në lidhje me presidentin e Francës, thuhet në një raport zyrtar të pasurisë.

Agjentët po kërkonin për të gjitha dokumentet dhe regjistrimet fizike që përbënin prova për kontrabandë, krim ose të tjera të zotëruara në mënyrë të paligjshme në kundërshtim me ligjet përkatëse që preken nga ky rast, tregon urdhri.

“18 U.S.C. 793” është ligji i spiunazhit, i cili mund të përdoret për të ndjekur penalisht për heqjen e qëllimshme ose tepër të pakujdesshme të informacionit që lidhet me mbrojtjen kombëtare.

“18 U.S.C. 2071” lidhet me fshehjen, heqjen ose gjymtimin e dokumenteve .

Ndërsa “18 U.S.C. 1519” mund të përdoret për të akuzuar këdo që ndryshon, shkatërron, gjymton ose fsheh dokumentet që janë pjesë e një hetimi federal.

Një person i shpallur fajtor për “18 U.S.C. 1519” do të humbasë detyrën e tij dhe do të skualifikohet nga mbajtja e ndonjë posti në Shtetet e Bashkuara, si dhe do të gjobitet sipas këtij titulli ose do të burgoset jo më shumë se tre vjet, ose të dyja. Një dënim maksimal prej 20 vitesh burg mund të vendoset ndaj kujtdo që shpallet fajtor për shkelje të këtij ligji. (Fatosi)