Foto nga VCG

Të paktën 41 persona u vranë nga një zjarr brenda një kishe në qytetin egjiptian të Gizës të dielën, njoftoi Kisha Koptike e Egjiptit, duke cituar autoritetet shëndetësore, njofton “CGTN”.

Gazeta shtetërore egjiptiane “Al-Ahram” raportoi gjithashtu se 41 persona dyshohet se kanë vdekur dhe 14 të tjerë janë plagosur si pasojë e zjarrit.

“Po ndjek nga afër incidentin e zjarrit në kishë dhe kam udhëzuar që të merren menjëherë masa”,- shkroi në “Twitter presidenti egjiptian Abdel-Fattah al-Sisi.

Të gjitha viktimat u transferuan në një spital lokal, tha zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë egjiptiane, Hossam Abdel-Ghaffar. (Fatosi)