Foto nga VCG

Zyra e Çështjeve të Tajvanit e Këshillit të Shtetit dhe Zyra e Informacionit të Këshillit të Shtetit të Republikës Popullore të Kinës publikuan të mërkurën një letër të bardhë të titulluar “Çështja e Tajvanit dhe ribashkimi i Kinës në epokën e re”, duke tërhequr vëmendjen e gjerë globale, njofton “Xinhua”.

Shumë thanë se Tajvani është pjesë e Kinës, parimi i “Një Kine” ka qenë një konsensus i gjerë i komunitetit ndërkombëtar dhe letra e bardhë tregon vullnetin dhe vendosmërinë e Kinës në ndjekje të ribashkimit kombëtar.

Rafael Quintero, ish-zëvendësministri i Jashtëm i Ekuadorit, tha se letra e bardhë e bën të qartë vendosmërinë e Kinës për të çuar përpara ribashkimin kombëtar.

“Duhet të filloni nga historia reale. Tajvani ka qenë pjesë e Kinës që nga kohërat e lashta dhe se duhet respektuar ligji ndërkombëtar”,- tha Quintero.

Kwon Ki-sik, kreu i Shoqatës së Miqësisë Kore-Kinë, tha se letra e bardhë tregon qartë pozicionin e Kinës dhe politikën e promovimit të realizimit të ribashkimit kombëtar.

Me rritjen e fuqisë kombëtare dhe ndikimit ndërkombëtar, Kina është e sigurt dhe e aftë për të zgjidhur çështjen e Tajvanit, tha Kwon, duke shtuar se skema e përdorimit të Tajvanit për të kontrolluar Kinën është e destinuar të dështojë.

Duke vënë në dukje një ankth të përshkallëzuar të Shteteve të Bashkuara, Ong Tee Keat, kryetar i Qendrës së Mendimit për Azinë e Re Gjithëpërfshirëse, me qendër në Malajzi, tha se çështja e Tajvanit është përdorur prej kohësh nga Shtetet e Bashkuara si një armë gjeopolitike kundër Kinës. Sipas tij, çështja e Tajvanit është çështje e brendshme e Kinës, e cila duhet të zgjidhet nga vetë populli kinez.

Ngemela Lubinga, sekretare e Çështjeve Politike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare të partisë në pushtet të Tanzanisë, Chama Cha Mapinduzi (CCM), tha se CCM ka mbështetur gjithmonë parimin e “Një Kine” dhe po mbështet Kinën kundër sulmeve të jashtme për çështjen e Tajvanit. Sipas saj, Tajvani është pjesë e Kinës dhe se çdo përpjekje për të ndarë Kinën nuk është e pranueshme.

Duke vënë në dukje se Tajvani është pjesë e Kinës, ish-presidenti kroat Ivo Josipovic shprehu mbështetje për Kinën në ruajtjen e sovranitetit kombëtar dhe integritetit territorial. Ai theksoi se Kroacia i përmbahet gjithmonë me vendosmëri politikës së “Një Kine”.

Assane Mbengue, president i Federatës së Shoqatave të Miqësisë Kinë-Afrikë (FAACA), tha se letra e bardhë tregon sinqeritetin e Kinës në përpjekjet për ribashkim paqësor dhe vendosmërinë e saj të vendosur për të mbrojtur sovranitetin kombëtar dhe integritetin territorial.

Andrey Shvedov, kryeredaktor i gazetës letoneze “Segodnya”, tha se botimi i letrës së bardhë duket veçanërisht i kohës, në të cilin pozicioni i Kinës është paraqitur në një mënyrë të argumentuar dhe të qëndrueshme.

Rezoluta 2758 e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së dhe një numër i madh dokumentesh ndërkombëtare vërtetojnë plotësisht se parimi i “Një Kine” është i qartë në jurisprudencë dhe fakti nuk mund të keqinterpretohet, tha Shvedov.

Veronika Saraswati, një studiuese në Qendrën për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare të Indonezisë, tha se të gjitha vendet duhet të respektojnë dhe mbështesin përpjekjet e Kinës për të mbrojtur sovranitetin dhe integritetin e saj territorial.

“Disa forca të jashtme përpiqen të ndryshojnë status quo-në në ngushticën e Tajvanit duke mbështetur separatistët e “pavarësisë së Tajvanit” dhe duke u përpjekur të shkatërrojnë paqen, qetësinë dhe zhvillimin ekonomik në rajon”,- tha Joseph Matthews, profesor në Universitetin Ndërkombëtar “BELTEI” në Phnom Penh, Kamboxhia. Sipas tij, përpjekja për të përdorur Tajvanin për të frenuar Kinën do të dështojë. (Fatosi)