foto/VCG

foto/VCG

Kryeministri indian Narendra Modi përsëriti angazhimin e vendit për të mbrojtur elefantët.

“Në Ditën Botërore të Elefantit, ritheksojmë angazhimin tonë për t’i mbrojtur ata”, -tha Modi në një deklaratë të postuar në mediat sociale.

Numri i rezervave të elefantëve është rritur në tetë vitet e fundit në Indi. Kryeministri indian vlerësoi gjithashtu përpjekjet e mbrojtësve të elefantëve me rastin e Ditës Botërore të Elefantit.

Sipas Fondit Botëror për Natyrën (WWF), popullatat e elefantëve në Afrikë dhe Azi kanë përjetuar rënie të konsiderueshme gjatë shekullit të kaluar. Kërcënimi më i madh për elefantët afrikanë është gjuetia pa leje për tregtinë e paligjshme të fildishit, ndërsa popullatat e elefantëve aziatikë janë kryesisht në rrezik nga humbja e habitatit dhe konfliktet njeri-elefant. (Irma)