foto/VCG

foto/VCG

Komisioni Rregullativ i Telekomunikacionit i Jordanisë (TRC) njoftoi se nënshkroi një marrëveshje me dy operatorë për të futur shërbimet 5G në vend.

Ndërsa e quajti industrinë e telekomunikacionit një kontribuues të rëndësishëm në rritjen ekonomike të Jordanisë, ministri i Ekonomisë Digjitale dhe Sipërmarrjes, Ahmad Hanandeh, tha në ceremoninë e nënshkrimit se u dhanë stimuj operatorëve për të lehtësuar prezantimin e shërbimeve 5G, citon “Xinhua”.

Investimi total në industrinë e telekomunikacionit të Jordanisë është rreth 2 miliardë dinarë jordanez (2.82 miliardë dollarë amerikanë), sipas Hanandeh. Bassam Sarhan, kryetar i bordit të komisionerëve të TRC, tha se licencimi i shërbimeve 5G ishte një prioritet kombëtar, i cili pritet të ketë një ndikim pozitiv në ekonominë lokale.

Nisja e shërbimeve 5G përshpejton proceset e prodhimit, zhvillon modele të reja biznesi dhe mundëson inovacion dhe sipërmarrje, shtoi Sarhan, duke cituar disa studime ndërkombëtare. (Irma)