foto/VCG

foto/VCG

Pavarësisht disa përparimeve pozitive, vdekjet e lidhura me koronavirusin mbeten në një nivel vazhdimisht të lartë në Shtetet e Bashkuara, me afro 400 vdekje amerikane nga Covid-19 të raportuara çdo ditë, një total ditor që nuk ka parë ndonjë rënie të konsiderueshme që nga pranvera”, -raportoi “ABC News”, citon “Xinhua”.

Vetëm gjatë shtatë ditëve të fundit, Shtetet e Bashkuara kanë raportuar pak më pak se 2700 vdekje nga Covid, që nga fillimi i vitit 2022. Gati 205.000 amerikanë kanë humbur jetën nga Covid, thuhet në artikull, duke iu bazuar shifrave nga Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

“Rritja e fundit virale është nxitur kryesisht nga variante shumë ngjitëse, të cilat vazhdojnë të infektojnë dhe riinfektojnë amerikanët. Kanë kaluar më shumë se tetë muaj që nga shfaqja e Omicron dhe megjithëse lloji origjinal nuk qarkullon më në Shtetet e Bashkuara, nënvariantet e tij vazhdojnë të përhapen”, -thuhet në artikull.

BA.5, një nënvariant i Omicron, aktualisht vlerësohet se përbën më shumë se 87 për qind të rasteve të reja të Covid-19 në vend, thuhet në raport, duke vënë në dukje se Omicron dhe nënvariantet e tij kanë ndikuar në uljen e efikasitetit të vaksinës, duke bërë që ekspertët e shëndetësisë të ritheksojnë thirrjet për administrimin e dozave. (Irma)