foto/VCG

foto/VCG

Slogani për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, i ngritur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nuk është gjë tjetër veçse një mburojë për të mbuluar shkeljet e rënda të të drejtave të njeriut brenda vendit dhe në pjesën tjetër të botës, deklaruan ekspertët politikë tunizianë për “Xinhua”.

“Nga njëra anë, SHBA është gjithmonë e gatshme të ngrejë akuza kundër vendeve të tjera, duke mos treguar respekt për të drejtat e tyre themelore të njeriut. Nga ana tjetër, nuk heziton në shumë raste të kryejë krimet më të tmerrshme në fushën e të drejtave të njeriut ose të heshtë nëse çështja ka të bëjë me praktikat që përfshijnë aleatët e saj”,- deklaroi Zouhair Maghzaoui, sekretari i përgjithshëm i Lëvizjes Popullore të Tunizisë.

Hicham El-Hajji, një aktivist politik, tha se beson se deklaratat e mbështetjes për të drejtat e njeriut të lëshuara nga Shtetet e Bashkuara në mbarë botën po dështojnë të bindin dhe fëmijët.

Khaled Obeid, një akademik politik, tha se shkeljet e të drejtave të njeriut në SHBA janë një çështje e vjetër dhe e rinovuar vazhdimisht, të cilën administrata amerikane e trajton me standarde të dyfishta.

Sipas ekspertëve, situata e të drejtave të njeriut në SHBA, e cila ka të dhëna famëkeqe, i ka ekspozuar shpesh zyrtarët amerikanë ndaj kritikave të përsëritura të ashpra në korridoret e Kombeve të Bashkuara. Ata pohuan se qeveria amerikane nuk heziton të përdorë çështjen e të drejtave të njeriut për të ushtruar presion mbi vendet e tjera, në përputhje me një politikë të standardeve të dyfishta. (Irma)