foto/VCG
Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba bëri thirrje për një mision ndërkombëtar në termocentralin bërthamor të Zaporizhzhia për të vlerësuar kërcënimet ndaj sigurisë bërthamore, njoftoi agjencia e lajmeve “Ukrinform”, cituar nga “Xinhua”.
“Kam bërë thirrje që një mision ndërkombëtar të dërgohet në Zaporizhzhia nën udhëheqjen e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA). Propozova të përfshihen edhe ekspertë ushtarakë të Kombeve të Bashkuara”,- tha Kuleba në një konferencë shtypi.
Ministri theksoi se i kishte dërguar letra zyrtare drejtorit të përgjithshëm të IAEA, Rafael Grossi, dhe sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, duke kërkuar vendosjen e misionit.
Ukraina këmbëngul që misioni të organizohet sa më shpejt të jetë e mundur dhe të arrijë në uzinë, e cila aktualisht është nën kontrollin e Rusisë, në territorin ukrainas, tha Kuleba. (Irma)