Foto nga VCG

Është fakt i njohur se bimët reduktojnë ndotjen, por zgjedhja e varietetit të duhur në kopshte ose fusha mund të bëjë deri në 1000 herë më shumë ndryshim, thotë një shkencëtar - bashkëthemelues i një projekti të kopshtarisë së gjelbër.

Njohja e bimës së duhur për t'u përdorur mund të ndihmojë në betejën kundër ngrohjes globale, por edhe në zonat më të varfra të botës, të lehtësojë mungesën e ushqimit dhe të krijojë një mjedis më të shëndetshëm, thotë bashkëthemeluesi i “Ecobubble”, Nicola Nescatelli.

Zgjedhja e bimës së duhur do të thotë shumë më tepër sesa thjesht të kesh më shumë gjelbërim për të ndihmuar mjedisin dhe teknologjia mund të luajë një rol masiv në rritjen e efikasitetit.

“Ne kemi një bazë të dhënash me rreth 6000 bimë, sigurisht që varet se çfarë lloj mjedisi keni, çfarë lloj ndotësish keni”,- tha dr. Nescatelli.

"Për shembull, ju mund të përdorni disa lloje bimësh në tokë, por duhet t’i ndryshoni ato në 30 metra lartësi sepse ndryshojnë ndotësit ose ndoshta keni klimë të ndryshme dhe duhet të përdorni disa bimë të tjera. Ne jemi shumë specifikë në varësi të ndotësve ose kushteve mjedisore. Ne kemi një bazë të dhënash me rreth 6000 bimë dhe gjithashtu kemi pak a shumë pjesën më të madhe të zonës klimatike evropiane (...) ne kemi mundësinë të përzgjedhim bimët në qytete të ndryshme, kështu që nuk kemi vetëm një listë. P.sh. në Londër, në varësi të ndotësve, zgjedhim një numër bimësh të afta për t’i thithur”.

“Ecobubble” nisi si një biznes start-up, i cili do ta vendoste shkencën në qendër të mënyrës se si njerëzit zgjidhnin bimët në mënyrë që ato të ishin më miqësore me mjedisin.

Gjatë zgjedhjes së bimëve çdo gjë duhet të merret parasysh, nga toka dhe kushtet klimatike deri te lloji i ndotjes që prek një zonë.

"Duke përdorur lloje të ndryshme bimësh mund të arrihet sukses i madh në eliminimin e ndotësve",- tha dr. Nescatelli.

“Varet se për çfarë lloj ndotësish po flasim. Për shembull, nëse ka metale në tokë, ekzistojnë disa bimë që quhen hiperakumulatorë - të cilat janë 800 herë më të mira se llojet e zakonshme të bimëve (në heqjen e ndotësit), kështu që është një ndryshim i madh”, - tha ai duke shtuar:

“Sigurisht që varet nga situata. Janë bimë, pra janë komplekse. Nuk është si, të themi, të shikosh një telefon inteligjent dhe të thuash se cila është më mirë sepse varet nga kushtet apo ndotjet, por sigurisht që mund të jesh shumë efikas në këtë lloj dizajni".

Dr. Nescatelli dhe kolegët e tij në “Ecobubble” fituan një konkurs ndërkombëtar të drejtuar nga Agjencia Evropiane e Hapësirës, e cila ishte e hapur ndaj ideve për skemat biorigjeneruese që përdorin teknologjinë, për projektin e tyre të kontrollit të ndotjes.

Ata tani kanë projektuar gjithashtu një kopsht miqësor ndaj mjedisit për Organizatën e OKB-së për Ushqimin dhe Bujqësinë në Romë dhe kanë marrëveshje për projekte në Holandë dhe Shtetet e Bashkuara.

Teknologjia e re do të thotë që njerëzit mund të dinë saktësisht se sa ujë duhet të përdorin, kështu që askush nuk harxhohet dhe panelet e pjerrëta mund të përdoren gjithashtu për të maksimizuar rrezet e diellit.

Dr. Nescatelli tha se potenciali për përdorimin e teknologjisë te bimët shkon përtej kopshteve inteligjente në qytete, por gjithashtu mund të ndihmojë në sigurimin e kushteve më të mira të jetesës për njerëzit në zonat më të varfra të botës.

"Ka një numër të madh vendesh të varfra që përdorin bujqësinë urbane për të jetuar dhe 95 për qind të njerëzve jetojnë në zona ndotëse, me tokë të ndotur",- tha ai. .

"Imagjinoni nëse mund ta pastroni tokën me bimë në mënyrë që ata të kenë ushqim të pastër dhe mos të paguajnë shumë sepse kostoja e bimëve nuk është e lartë”.

"Është e lehtë, pak a shumë, për të gjithë njerëzit; mund të reduktohet ndotja në prodhimin e ushqimit. Ndaj mund të jetë shumë e rëndësishme jo vetëm për objektivat e qytetit të zgjuar, por edhe për vendet e varfra që të prodhojnë ushqim më cilësor", - përfundoi dr. Nescatelli.