Foto:VCG

Foto:VCG

Në fund të korrikut, Kongresi amerikan miratoi Projektligjin e Uljes së Inflacionit të vitit 2022, që synon zbutjen e inflacionit me anën e uljes së deficitit fiskal nëpërmjet shtimit të taksave, kufizimit të shpenzimeve mjekësore nëpërmjet uljes së çmimeve të barnave dhe inkurajimit të përdorimit të energjive të reja nëpërmjet ngritjes së subvencioneve.

Sipas Shtëpisë së Bardhë, ky projektligj do të jetë “investimi më i madh i vetëm në historinë e ShBA-së në fushën e klimës dhe të energjetikës”, duke ulur me 40 % lëshimin e karbonit deri në fund të vitit 2030.

Megjithatë, ekonomistët e "J.P.Morgan Chase&Co" vunë në dukje se tani çmimet e mallrave po rriten me shpejtësinë më të lartë në 40 vjetët e fundit, ndërsa ky projektligj “nuk ka pothuajse aspak” ndikim dhe është qesharake të ketë emrin “i uljes së inflacionit”.

Në një artikull të gazetës “Nju Jork Post” vihet në dukje se administrata e Biden-it nuk e pranon faktin se shtimi i shpenzimeve qeveritare do të shkaktojë inflacion më të lartë. “Kjo, nëse nuk është padituri, është gabim i dukshëm”, thuhet në artikull.