Foto nga VCG

Korriku i këtij viti ishte muaji më i nxehtë në histori në Spanjë me një temperaturë mesatare prej 25.6 gradë celsius, konfirmoi Agjencia kombëtare e Motit. Temperatura mesatare ishte 2.7 gradë celsius mbi mesataren e regjistruar për korrikun që nga fillimi i regjistrimeve në vitin 1961, përcjell “Xinhua”.

Më 24 korrik, temperatura arriti në 46 gradë celsius në qytetin jugperëndimor të Andaluzisë, Moron de la Frontera, ndërsa një rekord prej 44 gradë u regjistrua në Ourense në rajonin veriperëndimor të Galicisë.

Agjencia e Motit njoftoi se nuk kishte precedentë për një korrik kaq të nxehtë si ky, as për një periudhë qershor-korrik apo maj-qershor-korrik.

Vala e të nxehtit preku 40 provinca dhe zgjati 18 ditë, nga 9 deri më 26 korrik. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë të Spanjës, nxehtësia e tepërt ishte shkaku i drejtpërdrejtë i të paktën 2000 vdekjeve këtë verë.

Nxehtësia ekstreme ka kërcënuar gjithashtu sigurinë e ujit në Spanjë, duke lënë vëllimet e ujit në rezervuarët mbarëkombëtarë në rreth 40 për qind të kapaciteteve të tyre të ruajtjes. (Elona)