Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të ShBA-së Nancy Pelosi tha gjatë vizitës së saj në Tajvan se kjo vizitë ishte dëshmi që ShBA-ja qëndron së bashku me Tajvanin. Historia dhe faktet kanë treguar në mënyrë të përsëritur se, në logjikën e hegjemonisë së ShBA-së, në çdo vend e rajon me të cilin politikanët amerikanë pretendojnë se qëndrojnë së bashku, sjellin në të vërtetë kaos e fatkeqësi.

Mediat kryesore amerikane, institute studimi politikash dhe ish-personalitete të rëndësishme politike të vendeve aleate të ShBA-së janë shprehur se vizita e Pelosit është bixhoz i rrezikshëm për çfarëdo arsyeje.

Një pjesë e opinionit publik amerikan beson se akti i pamenduar i Pelosit për të vizituar Tajvanin u bë për të devijuar presionin e madh të opinionit publik brenda ShBA-së ndaj saj. Djali i Pelosit është i përfshirë në një skandal që po hetohet nga FBI-ja dhe bashkëshorti i saj dyshohet për tregtim të brendshëm të aksioneve. Ditët e fundit u zbulua se bashkëshorti i Pelosit dyshohet se ka ngarë makinën pasi kishte pirë alkool dhe drogë.

Për një kohë të gjatë, ShBA-ja ka kryer vazhdimisht infiltrim politik në Kinë. Në të kaluarën, ajo ka ndërhyrë në çështjet e Tibetit e Hong-Kongut dhe më pas u përpoq të "përdorte Xinjiang-un për të kontrolluar Kinën". Tani Pelosi po nxit forcat e "pavarësisë së Tajvanit". Kjo tregon se ShBA-ja gjithmonë ka ndërhyrë në punët e brendshme të Kinës.

Shkelja e premtimit nga pala amerikane shkaktoi kundërmasat serioze të Kinës. Ditët e fundit, rreth ngushticës së Tajvanit, Kina ka kryer stërvitje ushtarake të vazhduemshme për të paralajmëruar forcat e "pavarësisë së Tajvanit". Përveç kësaj, Pekini njoftoi tetë kundërmasa, duke përfshirë anulimin e takimeve të punës të departamenteve të mbrojtjes mes Kinës e ShBA-së.

Ish-sekretari amerikan i Shtetit Henry Alfred Kissinger vuri në dukje qartë se, siç e kupton ai marrëveshjen e arritur për lidhjen e marrëdhënieve diplomatike kino-amerikane, Uashingtoni do të zbatojë parimin e "Një Kine" dhe kjo është një gjë shumë kyçe. ShBA-ja nuk duhet të përdorë mashtrimin ose të ashtuquajturën "qasje graduale" për të nxitur "zgjidhjen e 'Dy Kinave'".