Ditët e fundit, politikanë, studiues dhe ekspertë të disa vendeve europiane kritikuan vizitën në Tajvan të kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të ShBA-së Nancy Pelosi, duke shprehur mbështetje ndaj kundërmasave të Kinës.

Foto:VCG

Foto:VCG

Ish-nënkryetari i Dhomës së Përfaqësueve të Çekisë, Vojtech Filip, tha se reagimet e Kinës janë të arsyeshme e të fuqishme, ndërsa “vizita” e Pelosit është fillimi i fundit të “supremacisë amerikane”.

Vincenzo de Luca, kryetari i rajonit të Kampanias në Itali, u shpreh: “Disa politikanë amerikanë nuk humbin asnjë rast për të acaruar krizën dhe tensionet rajonale. Vizita e Pelosit në rajonin e Tajvanit të Kinës është një marrëzi politike, që ka si synim ta përfshijë Kinën në krizë”.

Studiuesja greke e marrëdhënieve ndërkombëtare Pelagia Karpathiotaki është e mendimit se vizita e Pelosit është një pjesë e strategjisë amerikane për të frenuar zhvillimin e Kinës. “ShBA-ja po 'ndez flakët' e forcave separatiste tajvaneze, duke krijuar pengesa për procesin e ribashkimit të Kinës,” tha znj. Karpathiotaki.

“Nga Pekini, natyra e vizitës së Pelosit në ishullin e Tajvanit nuk ka të bëjë me demokracinë, por është një çështje e sovranitetit dhe integritetit territorial të Kinës. Kina ka legjitimitet të plotë për të marrë të gjitha kundërmasat e nevojshme për të mbrojtur integritetin e saj territorial,” vuri në dukje nga ana e saj në një artikull drejtorja ekzekutive e Institutit të Studimeve të Globalizimit të Shqipërisë Marsela Musabelliu.