Foto:VCG

Foto:VCG

Sipas të dhënave të publikuara ditët e fundit nga Departamenti i Punës i ShBA-së, në javën që u mbyll më 30 korrik, numri i aplikuesve për herë të parë për ndihmë papunësie në ShBA ishte 260 mijë, më i larti që nga nëntori i vitit të kaluar.

Sipas analistëve, kjo shifër ka qenë gjithmonë në nivele të ulëta që nga fundi i viteve '60 të shekullit të kaluar, por, për shkak të shtimit të presionit nga inflacioni, filloi të rritej në qershor, kur ndërmarrjet filluan të pushonin punëtorë. Edhe pse në vitin 2021 dhe në gjysmën e parë të këtij viti punësimi u mëkëmb, niveli i përgjithshëm i punësimit në ShBA ishte përsëri 755 mijë më pak në krahasim me periudhën para epidemisë.

Të dhënat treguan njëkohësisht se në korrik në ShBA u shtuan 258 mijë vende pune në sektorët jobujqësorë, shumë më pak se 372 mijë në qershor, duke shënuar nivelin më të ulët që nga dhjetori i vitit 2020.