Foto nga VCG

Administrata e presidentit Joe Biden njoftoi të hënën se Shtetet e Bashkuara do t'i japin Ukrainës 1 miliard dollarë ndihmë shtesë për sigurinë, paketa më e madhe e armëve që nga fillimi i konfliktit Rusi-Ukrainë, raporton “Xinhua”.

Sipas një deklarate të Departamentit të Mbrojtjes, paketa përfshin municione shtesë për Sistemin e Raketave të Artilerisë së Lëvizshmërisë së Lartë (HIMARS) dhe municione për Sistemin e Raketave të Avancuara Tokë-Ajër (NASAMS).

SHBA-ja do t'i dorëzojë Ukrainës gjithashtu 50 automjete të blinduara të trajtimit mjekësor, eksplozivë, municione shkatërrimi dhe pajisje shkatërrimi, thuhet në deklaratë.

Sipas Pentagonit, ndihma e saposhpallur e çon totalin e angazhimit të SHBA-së për Ukrainën në rreth 9.8 miliardë dollarë, qëkur Joe Biden mori detyrën si president. (Elona)