Foto nga VCG

Një zyrtar i Ministrisë së Jashtme iraniane tha të hënën se është arritur përparim i pjesshëm drejt zgjidhjes së disa çështjeve të mbetura në bisedimet e Vjenës për ringjalljen e marrëveshjes bërthamore të vitit 2015, sipas agjencisë zyrtare të lajmeve “IRNA”.

Gjatë ditëve të fundit, katër raunde negociatash intensive për çështjet e mbetura janë mbajtur me palët e tjera për t'u siguruar që ata të marrin parasysh konsideratat dhe shqetësimet e Teheranit, tha diplomati iranian për “IRNA” në kushte anonimiteti, citon “Xinhua”.

Zyrtari iranian tha se zëvendësshefi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Enrique Mora, të hënën u propozoi disa ide për çështjet e mbetura palëve përkatëse bazuar në diskutimet e fundit dhe Irani ka përcjellë përgjigjen dhe konsideratat fillestare, por nevojiten studime gjithëpërfshirëse.

Ai shtoi se Teherani zyrtar do t'i shprehë pikëpamjet dhe konsideratat e tij përfundimtare kryediplomatit të BE-së Josep Borrell dhe palëve të tjera. (Elona)