Foto nga VCG

Pandemia e Covid-19 dhe shpërthimi i lisë së majmunëve janë mjaft të ndryshëm, por përgjigjet e hershme kanë ekspozuar mangësi të ngjashme dhe shqetësuese, sipas një raporti të “Washington Post”.

“Vaksinat janë të pamjaftueshme. Radhë të gjata në klinika. Numri i rasteve rritet çdo ditë. Një frikë dhe dyshim në publik që përhapet. Qeveria që njofton se gjithçka është nën kontroll, por nuk është”, -shkruan media amerikane.

Ndryshe nga ditët e para të pandemisë së koronavirusit, ekzistojnë vaksina efektive kundër lisë së majmunëve, por ajo që është më e përshtatshme, “Jynneos” me dy doza, ka qenë e pamjaftueshme, kryesisht për shkak të një bllokimi të prodhimit dhe ndoshta do të mbetet e tillë për muaj të tërë, sipas raportit cituar nga “Xinhua”.

Situata do të kërkonte të paktën 329.000 doza. Popullsia totale me rrezikshmëri më të lartë dhe të cenueshme mund të jetë edhe më e lartë, e vlerësuar deri në 1.7 milionë nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

“Virusi po përhapet gjithashtu me shpejtësi dhe mund të jetë tepër vonë për ta frenuar atë”,- thuhet në raport, duke vënë në dukje se deklaratat e fundit të emergjencës nga administrata amerikane dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë nënvizojnë se kriza nuk është afër zgjidhjes. (Elona)