Foto:VCG

Foto:VCG

Sipas njoftimit të televizionit amerikan ABC, rezultatet e një sondazhi të kryer ditët e fundit së bashku nga kjo media dhe kompania e kërkimeve globale "Ipsos" tregojnë se shumica e të pyeturve janë pesimistë për situatën dhe prirjen e ekonomisë kombëtare. Ndërkohë, përqindja e mbështetjes ndaj presidentit Joe Biden vijon të ulet.

Sipas sondazhit, mbi dy e tretat (69%) e amerikanëve janë të mendimit se ekonomia kombëtare po përkeqësohet, shifër kjo më e larta që nga viti 2008. Vetëm 37 % e pjesëmarrësve në sondazh u shprehën pozitivë për kryerjen e detyrës nga ana e presidentit, ndërsa për problemin e inflacionit, vetëm 29 % mbështesin punën e Biden-it.