Foto nga VCG

Kryetari i parlamentit serb Vladimir Orliç përsëriti mbështetjen e Serbisë për Kinën në ruajtjen e sovranitetit kombëtar dhe integritetit të saj territorial, njofton “Xinhua”.

Gjatë takimit me ambasadorin kinez në Serbi, Chen Bo, Orliç shprehu mirënjohjen e tij për qëndrimin parimor të Kinës që vazhdimisht mbështet Serbinë në mbrojtjen e sovranitetit kombëtar dhe integritetit territorial, thuhet në një njoftim për shtyp të Asamblesë Kombëtare të Serbisë.

Ai theksoi se edhe Kina ka mbështetjen e plotë të Serbisë në çështjet e sovranitetit dhe integritetit territorial dhe ritheksoi mbështetjen e Serbisë për parimin e një Kine, thuhet në komunikatë.

Orliç vlerësoi arritjet e frytshme të marrëdhënieve Serbi-Kinë në fusha të ndryshme dhe u zotua se parlamenti i ri i Serbisë do të vazhdojë të promovojë marrëdhëniet dypalëshe.

“Populli serb do të jetë përjetësisht mirënjohës për mbështetjen dhe ndihmën që Kina dha në momentet më të vështira, veçanërisht gjatë pandemisë”, -theksoi Oliç.

Ambasadori Chen vlerësoi respektimin e vazhdueshëm të Asamblesë Kombëtare të Serbisë ndaj parimit të “Një Kine” dhe shprehu gatishmërinë e Kinës për të ruajtur miqësinë dhe bashkëpunimin tradicional me parlamentin e ri serb, në mënyrë që së bashku të promovojnë zhvillimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve. (Fatosi)