Foto nga VCG

Të dërguar nga 30 vende islamike vizituan Rajonin Autonom të Xinjiang Ujgurit të Kinës veriperëndimore, nga 1 deri më 5 gusht, me ftesë të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës, njofton “Xinhua”.

Diplomatët nga vendet përfshirë Algjerinë, Arabinë Saudite, Irakun, Jemenin dhe Pakistanin vizituan kryeqendrën rajonale të Urumqi, prefekturën Kashgar dhe prefekturën Aksu, duke mësuar rreth zhvillimit ekonomik dhe social të rajonit.

Ata dëshmuan arritjet e Xinjiang-ut në stabilitetin social, zhvillimin ekonomik, përmirësimin e jetesës së njerëzve, harmoninë fetare dhe prosperitetin kulturor, duke shprehur besimin se shkëmbimet dhe bashkëpunimi me rajonin do të thellohen.

Hassane Rabehi, ambasador i Algjerisë në Kinë, deklaroi se gjatë kësaj vizite ai u njoh me situatën reale të Xinjiang, ku të drejtat e njerëzve të të gjitha grupet e etnive janë të mbrojtura mirë dhe shprehu besimin për thellimin e bashkëpunimt, në ndërtimin e infrastrukturës, zhvillimin modern bujqësor, arsimin dhe kërkimin shkencor.

Abdulrahman Ahmad H. Alharbi, ambasador i Arabisë Saudite në Kinë, tha se arritjet e Xinjiang janë të jashtëzakonshme dhe lidhjet e tij me botën po bëhen më të ngushta. Sipas ambasadorit, Arabia Saudite është e gatshme të vazhdojë të forcojë bashkëpunimin me Xinjiang, të shfrytëzojë mirë avantazhet e të dyja palëve dhe të investojë më shumë në teknologji, njohuri dhe fusha të tjera.

“Ne shpresojmë të punojmë me Kinën për të mbrojtur bashkërisht sistemin shumëpalësh me Kombet e Bashkuara si bërthamë, t'u përmbahemi vlerave të zhvillimit paqësor dhe të forcojmë më tej shkëmbimet mes njerëzve”, -tha Anyin Choo, ambasadori i Guajanës në Kinë. (Fatosi)