Foto nga VCG

Zyra e Kombeve të Bashkuara (OKB) në Vjenë u përmbahet rezolutave përkatëse të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së dhe i përmbahet politikës së “Një Kine”, përsëriti drejtoresha e përgjithshme e zyrës.

Deklarata e Ghada Waly, gjithashtu drejtoreshë ekzekutive e Zyrës së OKB-së për Drogën dhe Krimin, u bë gjatë një interviste me “Xinhua” në kuadër të vizitës së kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA, Nancy Pelosi, në rajonin e Tajvanit të Kinës.

“Zyra e Kombeve të Bashkuara në Vjenë është pjesë e Sekretariatit të OKB-së dhe është plotësisht në përputhje me qëndrimet e organizatës, siç shprehet Sekretari i Përgjithshëm”, -tha ajo, duke cituar deklaratën e shefit të OKB-së Antonio Guterres: “Ne respektojmë rezolutat e Asamblesë së Përgjithshme, politikë e “Një Kine”, dhe ky është orientimi që kemi në çdo gjë që bëjmë”.

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi Rezolutën 2758 në vitin 1971, cipas së cilës rivendosen të drejtat e ligjshme të Republikës Popullore të Kinës (PRC) në OKB dhe të njohë përfaqësuesit e qeverisë PRC si përfaqësuesit e vetëm legjitim të Kinës në OKB. (Fatosi)