Foto nga VCG

Bashkimi Evropian po rikuperohet nga një rritje e humbjeve të vendeve të punës gjatë pandemisë Covid-19, me nivelet e papunësisë në rënie, sipas zyrës statistikore Eurostat.

Të dhënat e publikuara këtë javë treguan se shkalla e papunësisë në qershor në BE ra në 6 për qind, nga 7.2 për qind një vit më parë, ndërsa nivelet ranë në 6.6 për qind nga 7.9 për qind në eurozonë, e cila përbëhet nga vendet e BE-së që përdorin vetëm euron si monedhë kombëtare, përcjell “China Daily”.

Shifrat tregojnë se shkalla e papunësisë si në BE ashtu edhe në Eurozonë mbeti e qëndrueshme në qershor krahasuar me muajin paraardhës, pavarësisht kërkesës më të dobët, çmimeve më të larta dhe çështjeve të zinxhirit të furnizimit, raportoi “Dow Jones Newswires”.

Zyra e statistikave vlerësoi se më shumë se 12.9 milionë burra dhe gra në BE, nga të cilët më shumë se 10.9 milionë janë në Eurozonë, ishin të papunë në qershor. Krahasuar me qershorin 2021, papunësia u ul me më shumë se 2.3 milionë në BE dhe më shumë se 1.95 milionë në Eurozonë.

Shkalla e papunësisë te të rinjtë, në mesin e personave nën moshën 25 vjeç, u rrit nga muaji në muaj me rreth 59.000 në BE dhe 64.000 në Eurozonë, bëri të ditur Eurostat. (Irma)