Foto: VCG

Foto: VCG

Një sërë sëmundjesh kronike dhe kërcënime akute për shëndetin janë përkeqësuar gjatë pandemisë Covid-19 në Shtetet e Bashkuara, pasi njerëzit kanë humbur ekzaminimet, kanë braktisur rutinat dhe kanë përjetuar humbje dhe izolim, raportoi “The Wall Street Journal”, citon “Xinhua”.

Në artikull thuhet se kërcënimet përfshijnë sëmundjet e zemrës dhe goditjen në tru, përdorimin e drogës dhe alkoolit, problemet e shëndetit mendor, vdekjet nga armët e zjarrit, superbakteret, infeksionet seksualisht të transmetueshme, kancerin dhe normat e ulëta të vaksinimit të fëmijëve.

“Efektet e disa valëve të pandemisë në pothuajse çdo aspekt të shëndetit në Amerikë po bëhen të qarta. Më shumë se një milion njerëz kanë vdekur nga Covid-19, me numrin e vdekjeve që rritet me rreth 350 çdo ditë”, -theksohet në artikullin e “The Wall Street Journal”. (Irma)