Foto:VCG

Foto:VCG

Ndërsa të drejtat e votës po kufizohen dhe liria është futur si “nën rrethim”, amerikanët po përjetojnë në një demokraci të kthyer pas në kohë, thuhet në një opinion nga “The Washington Post”.

“Duket se po ecim somnambul drejt një katastrofe”, -deklaroi opinionisti Max Boot, bashkëpunëtor i lartë për studimet e sigurisë kombëtare në Këshillin për Marrëdhëniet me Jashtë.

Ai theksoi se njeh shumë njerëz që kanë marrë pasaposta të vendeve të tjera dhe mendojnë të transferohen diku tjetër.

Sipas tij, problemet me të cilat përballen Shtetet e Bashkuara përfshijnë inflacionin e lartë, dhunën me armë pa rregullore të arsyeshme të sigurisë së armëve, dështimin për të bërë më shumë për të adresuar ndryshimet klimaterike dhe legjislaturat republikane në të gjithë vendin që shfuqizojnë ose kufizojnë të drejtat e abortit. (Irma)