Foto: VCG

Foto: VCG

Sipas një artikulli të publikuar të mërkurën në uebsajtin e "USA TODAY", ShBA-ja ka ngecur në "rrafshnaltën e tmerrshme" të vdekjeve nga koronavirusi i ri. Numri ditor i vdekjeve nga Covid-19 në ShBA ka mbetur i qëndrueshëm në rreth 400 që nga maji, dhe nëse kjo vazhdon, do të çojë në rreth katër herë më shumë vdekje nga Covid-19 sesa nga gripi në vit, sipas një analize të të dhënave.

Sipas njoftimeve të së martës të Korporatës Kombëtare të Transmetimeve (NBC), epidemia e Covid-19 po vazhdon të përhapet në mbarë ShBA-në dhe numri i të varfërve të infektuar nga koronavirusi i ri në këtë vend po rritet. Të pasurit mund të testohen falas dhe të marrin barna antikoronavirus po falas; ndërsa të varfrit ka më shumë gjasa të vdesin nga koronavirusi i ri, sepse ata s' mund të blejnë sigurime shëndetësore dhe duhet të paguajnë për testimet dhe barnat. Prandaj, përqindja e vdekjes nga koronavirusi i ri te shrtresat e varfra është më e lartë. (Çang Çuo)