Covestro (Faqja zyrtare web)

Covestro (Faqja zyrtare web)

Të ardhurat e “Covestro”, një kompani gjermane që prodhon një shumëllojshmëri lëndësh të para me bazë poliuretani dhe polikarbonati, u rritën me 18.9 për qind nga viti në vit në 4.7 miliardë euro në tremujorin e dytë të vitit 2022, veçanërisht për shkak të çmimeve mesatare më të larta të shitjes, bëri të ditur kompania.

Sipas shefit financiar të “Covestro”, Thomas Toepfer, kompania përfitoi nga një rimëkëmbje më e shpejtë sesa pritej në Kinë dhe kërkesa e përgjithshme mbeti e qëndrueshme, bën të ditur “Xinhua”.

Në të njëjtën kohë, fitimet para interesit dhe taksave ranë me 33.0 për qind nga viti në vit në 547 milionë euro.

“Kjo ishte kryesisht për shkak të çmimeve dukshëm më të larta të lëndëve të para dhe energjisë, të cilat u kompensuan pjesërisht nga një nivel më i lartë i çmimit të shitjes”, -bëri të ditur kompania.

Për t'u përgatitur për një mungesë të afërt të gazit natyror, “Covestro” po merr masa duke përfshirë kalimin në gjeneratorë me bazë nafte për prodhimin e avullit. (Elona)