Foto: VCG

Foto: VCG

Numri i vendeve të reja të punës në SHBA ra ndjeshëm me 605.000, në 10.7 milionë deri në fund të qershorit, duke treguar kërkesë më të dobët të tregut të punës, pasi Rezerva Federale rriti normat e interesit, njoftoi Departamenti i Punës i SHBA-së.

Uljet më të ndjeshme ishin në tregtinë me pakicë, tregtinë me shumicë dhe në arsimin shtetëror dhe vendor, me një rënie prej 343.000, 82.000 dhe 62.000 respektivisht, sipas një raporti nga Zyra e Statistikave të Punës së departamentit. Raporti i papunësisë së qershorit, i cili u publikua në fillim të korrikut, tregoi se numri i të papunëve ra pak në 5.9 milionë.

Edhe me rënien e mprehtë të vendeve të punës, ende kishte rreth 1.8 vende pune për punëtorë në dispozicion, bën të ditur “Xinhua”. Punëdhënësit amerikanë shtuan 372.000 vende pune në qershor, me shkallën e papunësisë që mbeti në 3.6 për qind, pak mbi nivelin e para-pandemisë.

Ish-sekretari amerikan i Thesarit, Lawrence Summers, i cili paralajmëroi për rreziqet e inflacionit në shkurt 2021, tha së fundi se shkalla e papunësisë në SHBA do të duhet të rritet mbi 5 për qind për një periudhë të qëndrueshme në mënyrë që të ulet inflacioni. (Elona)