Foto:VCG

Foto:VCG

Gazeta britanike "The Guardian" raportoi të hënën që përballimi i ngadaltë i epidemisë së lisë së majmunit tregon rraskapitjen e institucioneve shëndetësore të ShBA-së.

Në artikull vihet në dukje që institucionet shëndetësore të të gjitha niveleve në ShBA, duke filluar nga ato federale, prej shumë vitesh janë ndikuar nga mungesa e fondeve, burokracia dhe epidemia e COVID-19 dhe tashmë janë të rraskapitura. Përballimi i ngadaltë dhe burokratik i epidemisë së lisë së majmunit ka shkaktuar përhapjen e shpejtë të kësaj sëmundjeje në mbarë ShBA-në.

Rrjeti amerikan CBS njoftoi po të hënën që disa zyrtarë amerikanë kanë pranuar se, në përballimin e epidemisë së lisë së majmunit, ShBA-ja po përsërit gabimet e bëra gjatë përballimit të epidemisë së COVID-19.