Foto: CMG

Foto: CMG

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të ShBA-së, Nancy Pelosi, mbërriti të martën për një vizitë në Tajvan, duke mos marrë parasysh kundërshtimin e fortë dhe protestat serioze të palës kineze. Ky veprim shkel parimin e "Një Kine" e tre komunikatat e përbashkëta kino-amerikane dhe është një provokim i rëndë politik ndaj Kinës.

Parimi i "Një Kine" është konsensusi i bashkësisë ndërkombëtare. Vitet e fundit, qeveria amerikane është shprehur me fjalë që zbaton parimin e "Një Kine", por në fakt ka kryer veprime për të "gërryer" këtë parim, si shtimi i shitjes së armëve Tajvanit, vizitat e zyrtarëve të nivelit të ulët, nxitja e forcave të "pavarësisë së Tajvanit" etj. Ish-sekretari amerikan i Shtetit Henry Kissinger vuri në duje qartë: "Me sa kuptoj unë, kur u vendosën marrëdhëniet kino-amerikane, u arrit marrëveshja që ShBA-ja do të zbatojë parimin e 'Një Kine'. Zbatimi i parimit të 'Një Kine' është shumë i rëndësishëm. ShBA-ja nuk duhet të ndjekë taktika mashtruese për të nxitur zgjidhjen me 'Dy Kina'."

Ministri i Jashtëm i Kinës Wang Yi theksoi në një intervistë se pala amerikane ka shkelur premtimet e saj, duke e falimentuar më tej besueshmërinë e vet kombëtare.