VCG

VCG

Ukraina ka nisur një evakuim të detyrueshëm të njerëzve që jetojnë në pjesë të Donetskut lindor, tha të martën zëvendëskryeministrja Iryna Vereshchuk.

Treni i parë që transportonte të evakuuarit mbërriti në qytetin Kropyvnytskyi në Ukrainën qendrore, shkroi Vereshchuk në “Telegram”, citon “Xinhua”.

VCG

VCG

Shumica e të evakuuarve janë gra, fëmijë, të moshuar dhe persona me lëvizshmëri të kufizuar.

Më 30 korrik, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky njoftoi një evakuim të detyrueshëm nga Donetsk në mes të krizës në Ukrainë. Në mesin e korrikut, autoritetet thuhet se ishin gati të evakuonin deri në 395.000 njerëz. (Elona)