VCG

VCG

Një luftë bërthamore nuk mund të fitohet dhe nuk duhet të luftohet kurrë, tha të hënën presidenti rus Vladimir Putin. “Ne qëndrojmë për siguri të barabartë dhe të pandarë për të gjithë anëtarët e komunitetit botëror”,-tha Putin në një mesazh në nisje të Konferencës së 10-të të Rishikimit të Traktatit për Mospërhapjen e Armëve Bërthamore (NPT), citon “Xinhua”.

Si palë në NPT, Putin tha se Rusia i përmbahet vazhdimisht traktatit dhe ka realizuar plotësisht detyrimet e saj sipas marrëveshjeve dypalëshe me Shtetet e Bashkuara për reduktimin dhe kufizimin e armëve përkatëse.

Rusia shpreson se kjo konferencë do të japë një kontribut të rëndësishëm në forcimin e regjimit të mospërhapjes bërthamore për të garantuar paqen, sigurinë dhe stabilitetin në botë, tha Putin. (Elona)