Foto:VCG

Foto:VCG

Një aleancë e re globale për t'i dhënë fund SIDA-s te fëmijët deri në vitin 2030 u njoftua të hënën në Konferencën e 24-të Ndërkombëtare të AIDS-it për të siguruar që asnjë fëmije që jeton me HIV nuk do t'i mohohet trajtimi deri në fund të dekadës dhe për të parandaluar infeksionet e reja me HIV te foshnjat.

Aleanca përbëhet nga Programi i Përbashkët i Kombeve të Bashkuara për HIV/AIDS (UNAIDS), Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF), Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), grupet e shoqërisë civile, qeveritë dhe partnerët ndërkombëtarë. Dymbëdhjetë vende i janë bashkuar aleancës në fazën e parë, bën të ditur “Xinhua”.

“Asnjë fëmijë nuk duhet të lindë apo të rritet me HIV dhe asnjë fëmijë me HIV nuk duhet të kalojë pa trajtim. Aleanca globale për t'i dhënë fund SIDA-s te fëmijët është një mundësi për të ripërtërirë angazhimin tonë ndaj fëmijëve dhe familjeve të tyre për t'u bashkuar, për të folur dhe për të vepruar me qëllim dhe në solidaritet me të gjitha nënat, fëmijët dhe adoleshentët”, - tha drejtori i përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Një raport i UNAIDS-it tregoi se në nivel global vetëm 52 për qind e fëmijëve që jetojnë me HIV janë në trajtim për shpëtimin e jetës, shumë prapa të rriturve, 76 për qind e të cilëve marrin antiretrovirale. (Elona)