Foto: VCG

Foto: VCG

Punësimi në Itali në qershor arriti në 18.1 milionë, niveli më i lartë që nga fundi i viteve 1970, sipas të dhënave të përkohshme të publikuara nga Instituti Kombëtar i Statistikave të vendit (ISTAT), përcjell “Xinhua”.

Në Itali, shkalla e punësimit në qershor u rrit me 0.2 pikë përqindjeje në 60.1 për qind kundrejt muajit të mëparshëm, duke shënuar një vlerë rekord që nga viti 1977, me 86 mijë persona më shumë të punësuar. Ky grup përfshinte të dyja gjinitë dhe të gjitha grupmoshat, përveç njerëzve të moshës 35-49 vjeç, sipas ISTAT. Në të njëjtën kohë, numri i të papunëve dhe personave joaktivë në Itali në qershor u ul me 0.2 për qind, ku ky grup ka të bëjë veçanërisht me gratë dhe personat mbi 25 vjeç.

Në Itali, shkalla e papunësisë mbeti e qëndrueshme në 8.1 për qind, ndërsa shkalla e të rinjve të papunë u rrit me 1.7 pikë përqindje në 23.1 për qind, bëri të ditur ISTAT.

Ndërkohë, numri i personave joaktivë ka rënë me rreth 91.000 krahasuar me majin, ku kjo rënie ka prekur si gjinitë ashtu edhe personat nën 50 vjeç. Në përgjithësi, shkalla e pasivitetit ra me 0.2 pikë përqindjeje në 34.5 për qind.

Në bazë vjetore, ISTAT raportoi se numri i të punësuarve u rrit me 1.8 për qind (400.000 persona) dhe shkalla e punësimit u rrit me 1.6 pikë përqindje krahasuar me qershorin 2021. (Elona)