Foto: VCG

Foto: VCG

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres mirëpriti të hënën nisjen e anijes së parë tregtare, nga Odesa e Ukrainës, sipas marrëveshjes për eksportin të ndërmjetësuar nga Kombet e Bashkuara dhe Turqia.

Anija e parë që u nis është e ngarkuar me më shumë se 26.000 tonë misër, bën të ditur “Xinhua”.

“Kjo anije është e ngarkuar me misër dhe shpresë. Shpresa për miliona njerëz në mbarë botën që varen nga funksionimi i mirë i porteve të Ukrainës për të ushqyer familjet e tyre",- u tha Guterres gazetarëve.

Marrëveshja e nënshkruar nga Rusia dhe Ukraina, me ndërmjetësimin e Turqisë dhe OKB-së më 22 korrik, do të lejojë vëllime të konsiderueshme të eksporteve të ushqimit dhe plehrave nga tre portet kryesore të Ukrainës në Detin e Zi, përkatësisht Odesa, Chernomorsk dhe Yuzhny.

Marrëveshja synon të sigurojë kalimin e sigurt për anijet që transportojnë grurë në tregjet botërore, mes shqetësimeve për mungesën e ushqimit për shkak të krizës së zgjatur në Ukrainë.

“Ajo që u dëshmua në Odesa është një pikënisje e rëndësishme. Ajo duhet të jetë e para nga shumë anije tregtare që sjellin lehtësim dhe stabilitet në tregjet globale të ushqimit”, -tha Guterres. (Elona)