Foto:VCG

Foto:VCG

Ukraina mori 500 milionë euro si këstin e parë të ndihmës financiare nga Bashkimi Evropian (BE), me këstin e dytë në të njëjtën shumë që u lëvrua të martën. Kryeministri ukrainas Denys Shmyhal, në një postim në “Telegram”, e quajti ndihmën një investim të rëndësishëm në stabilitetin e përbashkët ekonomik dhe financiar dhe të ardhmen e sigurt, citon “Xinhua”. Muajin e kaluar, ministrat e Financave të vendeve anëtare të BE-së miratuan ndihmë në vlerë prej 1 miliard euro për Ukrainën për të ndihmuar vendin të ruajë stabilitetin financiar në mes të konfliktit me Rusinë. Fondet do të ndihmojnë Ukrainën të mbulojë nevojat e saj prioritare buxhetore, tha Shmyhal.

Në maj, Komisioni Evropian propozoi ndarjen e 9 miliardë eurove ndihmë për Ukrainën këtë vit. (Elona)